Langhe Arneis

Piemonte, Itali

Arneis

Verë e Bardhë Doc

13.5 %

Kjo verë ka një ngjyrë të verdhë kashte të zbehtë me thekse të artë dhe jeshile. Në hundë mund të ndjeni nota të luleve të dardhës, pjeshkës, bajames dhe akacies. Shija është e freskët dhe e thatë me pak nuancë minerale.

E shkëlqyeshme si aperitiv, shkon shumë me mish pule, peshk, gjellë me krustace, supa dhe sallata jeshile. E përkryer edhe me djathërat e vjetëruar.