Müller Thurgau
Veneto, Itali
Müller Thurgau 100%
Verë e bardhë DOC
12.5 %
Ngjyra e verdhë e zbehtë me thekse të gjelbërta. Buqetë intensive, me lule, me nota aromatike, pjeshkë, myshk dhe sherebelë. Shija e thatë, e qëndrueshme me një aciditet të freskët.
Kjo është një verë për t’u kombinuar me antipasta elegante veçanërisht si sufle dhe Quiche Lorraine. Shoqërues i mirë për pasta veçanërisht me salcat e ushqimeve të detit por dhe me pjata kryesore peshku. Ideal dhe si aperitiv.


