Rreth nesh

Historiku i Piemonte Wine

Piemonte Wine Distribution u themelua në vitin 2017 në Tiranë dhe operon si një importues dhe distributor kryesisht i verave italiane. Sipërmarrja e parë ka qenë në zonën e mrekullueshme të Piemontes dhe më pas është shtrirë në rajonet kryesore verëprodhuese të Italisë për të sjellë më të mirën dhe shumëllojshmeri të produkteve për konsumatorin. Përkushtimi dhe pasioni bëjnë të mundur zgjedhjen me kujdes të cdo shishe vere në portofolin tonë për të ofruar një përvojë unike shijimi.

Rose AIX

Produkti më i ri

AIX është një rose premium e mirë-balancuar nga Provence me një ngjyrë tipike hipnotizuese rozë salmon. Ne hundë është e freskët dhe aromatike, delikate me nota të sofistikuara frutash të kuqe të freskëta, pjeshke dhe nuanca delikate lulesh. Ofron rrumbullakësi në shije dhe një thellësi të bukur aromatike, përpara se të gjejë freski dhe pak mineralitet në përfundimin e saj të gjatë dhe preciz. E bërë me dashuri, pasion dhe krenari, AIX Rosé është elegante, bujare dhe e shijshme – me fuqinë për të bërë çdo moment të ditës të ndihet i bukur.

DISA NGA

Produktet më të shitura

Nga Calitro

  • Negroamaro Riserva Calitro
  • Primitivo Riserva Calitro
  • Verdeca Calitro
  • Rosato Negroamaro Calitro

Prezantimi i

Produkteve tona

Ne ofrojmë një sërë verërash cilësore, secila e zgjedhur për të sjellë një shije të veçantë në tryezën tuaj. Shijoni shishen e përsosur për çdo rast.

Zbuloni

Partnerët Tanë

ne jemi këtu per ju

Na Kontaktoni

0

sqSQ